Sulm me shigjeta në Norvegji/ Disa të vdekur në Kongsberg. Sulmuesi u kap nga policia

14/10/2021 00:59

Disa persona janë vrarë dhe të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi në qytetin Kongsberg, në Norvegji, 85 km në jug-perëndim të kryeqytetit Oslo.

Policia u shpreh se autori ka përdorur një hark me shigjeta si armë dhe ka sulmuar në disa vende të ndryshme të qytetit, përpara se të arrestohej. Oficerët nuk kanë pranuar të konfirmojnë numrin e viktimave, por mediat lokale raportojnë se të paktën katër persona janë vrarë.

Policia ka bërë me dije se ngjarja po hetohet dhe se është ende herët për ta cilësuar një sulm terrorist. Raportimet e mediave thonë se sulmuesi hapi zjarr brenda një supermarketi Coop Extra në anën perëndimore të Kongsberg. Thuhet se ka pasur një konfrontim midis sulmuesit dhe policisë para se ai të ndalohej përfundimisht gjysëm ore pas sulmit të parë.

E tërë zona është mbushur me policë dhe ambulanca, ndërsa njerëzit janë urdhëruar të rrinë brenda deri në mbledhjen e plotë provave të ngjarjes. I dyshuari tani është dërguar në një stacion policie në qytetin Drammen dhe pritet të merret në pyetje.

Drejtoria e policisë së vendit ka urdhëruar të gjithë oficerët në mbarë vendin që të mbajnë armë zjarri si një masë paraprake shtesë. Zakonisht policia në vend nuk është e armatosur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA