Ekspertët e Komisionit të Venecias dolën në përfundimin se Gjykata Kushtetuese shqiptare nuk ka kompetencën të shqyrtojë vlefshmërinë e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, duke iu përgjigjur në këtë mënyrë kërkese të paraqitur në muajin korrik nga vetë kjo Gjykatë.

Ishte shoqata e bashkive të vendit ajo që e dërgoi çështjen në Kushtetuese, e pasi u dëgjuan pretendimet e të gjitha palëve, anëtarët e Gjykatës vendosën t`i drejtoheshin Venecias me 3 pyetje.

Pyetja e parë ishte nëse “mund të interpretohet neni 131, pika 1, shkronja “e”, i Kushtetutës se Gjykata Kushtetuese ka juridiksion për të vlerësuar kushtetutshmërinë e procesit zgjedhor?”. Kjo pyetje lidhet me pretendimet e ndryshme të ngritura mbi kompetencën e Gjykatës për këtë çështje. Pas një analize të gjatë juridike, ekspertët e Venecias dolën në përfundimin se “kompetenca e Gjykatës Kushtetuese nuk përfshin shqyrtimin e vlefshmërisë së zgjedhjeve vendore, por dicka e tille nuk e pengon ate të ushtrojë kontrollin e saj mbi legjislacionin zgjedhor”.

Kjo ishte dhe pyetja kryesore dhe më e rëndësishme që priste përgjigjen e Komisionit, ndërsa dy të tjerat qenë mbështesë të saj. Kushtetuesja vendosi t`ia dërgonte Venecias cështjen e ligjshmërisë së zgjedhjeve vendore, çka ngjalli një debat në opinionin publik, për të cilin vetë Gjykata tha se  “mund të perceptohet si përpjekje për ta përfshirë atë në diskutime me ngjyrime politike, për të paragjykuar vendimmarrjen dhe për të ndërhyrë në pavarësinë e saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA