“Dielli lind andej nga perëndon”! Një komendi që thumbon shoqërinë shqiptare te problemet që e karakterizojnë, gazetari Mustafo Nano ngjitet për të tretën herë në skenën e një teatri.
Me një monolog të gjatë të llojit “One Man Show”, që nis me histori personale e vazhdon me këndvështrimet e gazetarit për tema të mprehta të realitetit shqiptar, Mustafa Nano synon të mbajë mbërthyer publikun për më shumë se 70 minuta.
Dielli lind nga perëndon, sepse për shkrimtarin, Europa është zgjidhja, por pak shqiptarë e duan vërtetë Perëndimin.
Stand up komedinë “Dielli lind andej nga perëndon” mund ta ndiqni në Tetarin Eksperimental, “Kujtim Spahivogli”, nga e premtja, më 15 tetor deri të dielën më 17 tetor. Çdo ditë në orën 19:00.
Top Channel