Karim Benzema është një nga 30 kandidaturat e France Football për të fituar Topin e Artë një trofe që sulmuesi francez e ëndërron prej vitesh.

Benzema i cili ka patur një vit shumë pozitiv në aspektin personal që u kompletua edhe me suksesin e Francës në edicionin e dytë të Nations League, në një intervistë ka theksuar se fitimi i trofeut më të rëndësishëm individual është një ëndërr e hershme për të që shpreson ta bëjë realitet.

“Fitorja në Ligën e Kombeve do të thotë shumë për mua. Jam shumë krenar për punën time, pas 5 viteve mungesë në Kombëtare. Ishte një punë e vështirë, fizikisht dhe mendërisht dhe pres me padurim që të vazhdoj të fitoj tituj”.

“Topi i Artë”? Është një trofe që të gjithë futbollistët do ta dëshironin ta fitonin. Ne e mendojmë që fëmijë dhe nëse sot jam më pranë tij, është falë shokëve të skuadrës”, tha Benzema.

Top Channel