Fati politik i Marine Le Pen vendoset sot, Gjykata vendos nëse mund të kandidojë për presidente të Francës në vitin 2027 Turqia ka thënë sot se SHBA por dhe Rusia mbajnë përgjegjësi për serinë e sulmeve vrasëse në zonën e saj kufitare me Sirinë, duke paralajmëruar se Ankaraja ka të drejtë vetëmbrojtjeje.
“Sipas marrëveshjes me Rusinë e Shtetet e Bashkuara, dy vendet duhet të mbanin terroristët 30 km larg në rajon. Në Tal Rifat e Minbej, Rusia duhet të eliminonte ose shtynte prapa militantët kurdë, por premtimet nuk u mbajtën”, tha minsitri i jashtëm turk.
Mevlut Cavusoglu shtoi më tej: “Për fat të keq Rusia e SHBA mbajnë përgjegjësi për sulmet e fundit kundër civilëve dhe ndaj nesh në rajon, sepse nuk kanë mbajtur fjalën e tyre”.
“Prandaj ne do të bëjmë gjithçka nevojitet për të spastruar këto territore nga terroristët.”
“SHBA tani thotë se i dënon sulmet ndaj aleatit të tyre, por cilët po i furnizojnë këta terroristë me armë? Jeni ju, SHBA”.
“Ju po i jepni atyre armët dhe dënoni sulmet e tyre sa për fasadë. Këtu është e dukshme mungesa juaj e sinqeritetit”, tha minsitri turk.
Top Channel