23/12 07:34
Konsumi i drogave, alkooli, ushqimet jo të shëndetshëm dhe stresi ka bërë që shumë të rinj të kenë kolesterol të lartë në gjak, sëmundje të hershme kardiake, diabet dhe probleme të veshkave.
Mjekja kardiologe sugjeron që kontrolli bazë të nisë të bëhet që në adoleshencë, pasi pllakat e arteriosklerozës nisin të krijohen herët e më pas çojnë në infarkte.
Në Shqipëri po rritet frikshëm obeziteti tek fëmijët për shkak të produkteve të paketuara apo pijeve të gazuara që konsumojnë.
Të dhënat më të fundit të Instat treguan se nëse nga Covid kanë humbur jetën tre persona në ditë, nga problemet kardiake kanë humbur jetën 40 persona në ditë.
Top Channel