Odise Roshi zbriti në fushë nga minuta e parë, megjithatë nuk arriti të ndihmojë Shqipërinë të shkonte te goli ndaj Polonisë. Në përfundim të ndeshjes, sulmuesi fierak analizoi takimin.

“Sot kemi bërë një ndeshje mjaft të mirë dhe më vjen shumë keq që nuk ia dolëm të marrim fitoren, pasi do të kishim shpërblyer edhe atë publik të mrekullueshëm. Unë vij gjithmonë me qejf në kombëtare dhe mundohem të jap maksimumin, pavarësisht nëse luaj në të majtë apo në të djathtë, nga fillimi apo në minutat e fundit.

Kishim mungesa dhe do të doja që të matnim forcat ndaj Polonisë, duke qenë me grup të plotë. Jam I bindur që pa mungesat, do të kishim marrë një tjetër rezultat sot. Jam ndjerë shumë mirë me De Biasin, por edhe tani është një grup I shkëlqyer, ndaj ndihem super edhe me këtë trajner”, u shpreh Roshi.

Top Channel