Kushi s’iu përgjigjet pyetjeve të opozitës/ Zhupa: Qeveria shpenzon 10 herë më shumë për të burgosurit, sesa për nxënësit

13/10/2021 14:18

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa të mërkurën i është drejtuar me disa pyetje ministres së Arsimit, Evis Kushi në lidhje me mungesën e dukshme të investimeve në sistemin arsimor në vend, por që sipas saj nuk ka marrë asnjë përgjigje nga ministrja.

Këto pyetje Zhupa i bëri në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, ku theksoi ndër të tjera se qeveria shqiptare shpenzon dhjetë herë më shumë për të burgosurit, se sa për nxënësit.

Më poshtë vijojnë disa nga pyetjet që nuk morën përgjigje konkrete nga ministrja Kushi:

  1. Ju thoni në raportin tuaj: zbatim të projektit “Shkolla të sigurta”, punojnë në arsimin parauniversitar 144 oficerë sigurie, të cilët mbështesin krijimin e një mjedisi sa më të sigurt në shkollë.

Në Shqipëri kemi 1403 shkolla të arsimit parauniversitar, dmth kemi 1 oficer policie për 10 shkolla? Ose e thënë ndryshe gjithë Saranda një polic? Me këtë ofroni siguri ju? Ndërkohë në investigimin e Birn të gazetares Anila Hoxha, del se 80% e përdoruesve të drogës janë nga 13-25 vjeç. 

  1. Thoni 600 psikolog, dmth 1 psikolog për 3 shkolla. 1 psikolog shkon një herë në javë në një shkollë me të paktën 1000 nxënës. Zero mbështetja psikologjike. Psikologu çohet vetëm pasi janë bërë problem dhe jo si mekanizëm shfryrës dhe mbrojtës. Aq më pak pastaj t’u shërbejë edhe mësuesve që bëhen raste si te Cajupi.
  2. Shqipëria shpenzon më pak se çdo vend tjetër në Ballkanin Perëndimor përsa i përket arsimit. Për vitin 2020, financoi arsimin me rreth 352 milionë Euro ose sa 2,31% e Prodhimi Brendshëm Bruto, premtimi ishte 5%. Të gjitha vendet e rajonit shpenzojnë së paku 4% të PBB-së për arsimin, ndërsa ne shpenzojmë gati 2 herë më pak. Pse nuk e rrisni buxhetin, siç keni premtuar?
  3. Nga të dhënat rezulton se për çdo person në burgjet e vendit u shpenzuan mesatarisht 9,997 euro në vit, 833 Euro në muaj, apo thënë ndryshe 27.7 Euro në ditë.

Duke marrë në analizë të dhënat, rezulton se për çdo nxënës dhe student gjatë vitit 2020 u shpenzuan rreth 59 euro në muaj ose rreth 2 euro në ditë. Pra, qeveria shpenzon rreth 14 herë më shumë për një të burgosur se për një të regjistruar në arsimin parauniversitar. Keni përgjegjësi për këtë situatë?

  1. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka dalë në konkluzionin se stafet e drejtorisë srsimore në Tiranë dhe rrethe ja ë pa konkurim. Po ashtu edhe shumë nga drejtorët e shkollave. Sipas të dhënave, shumë prej tyre janë patronazhistë për PS. Pse nuk merrni masa të zbatoni ligjin për  të shmangur komandimet dhe ose nuk shkarkoni drejtuesit partiakë pa meritë, qe kanë sjellë ulejn e cilësisë së mësimdhënies në shkolla? 
  2. Ne shkollat 9 vjeçare mungojnë mësuesit. Vetëm në Tiranë janë 23 vende vakante. Futen fëmijët edhe presin me shpresë ose futet pastruesja i mban sa të bëjnë ndonjë zëvendësim.

Pyetja: Si mundet që shkolla ka filluar, dhe portali Mësues për Shqipërinë, akoma perzgjedh mësues, për vendet bosh? A s’duhet të ishte mbyll ky proces para se të fillonte shkolla? Kush mban përgjegjësi për klasat që janë pa mësues?

Me kërkesën e opozitës, Ministrja e Arsimit Evis Kushi ishte në komisionin e edukimit ku iu përgjigj pyetjeve për nisjen e fillimit të vitit shkollor, mangësive të hasura si dhe masat e qeverisë.

Kushi pranoi se sistemi arsimor është përmirësuar, por ka ende shumë punë për të bërë. Ajo tha se në arsimin parauniversitar janë vendosur 144 oficerë policie, për të ofruar siguri në shkolla.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA