Sergio Aguero rikthehet me gol nga dëmtimi i gjatë. Barcelona organizoi një sfidë miqësore ndaj modestëve të Cornellas këtë të mërkurë pikërisht për t’i dhënë minuta sulmuesit argjentinas i cili prej disa ditësh është kthyer në dispozicion të trajnerit holandez Ronald Koeman.
Aguero i cili u rreshtua në sulm përkrah Coutinhos dhe Ansu Fati tregoi menjëherë veten duke shënuar golin e barazimit 1-1, ndërkohë që ndeshja u mbyll në barazim 2-2.
Aguero tashmë është gati dhe pritet të marrë disa minuta edhe në sfidën e së dielës ndaj Valencias. Ndërkohë këtë të mërkurë trajneri Koeman kishte në dispozicion edhe emra të tjerë me peshë si Sergi Busquets, Sergi Roberto, Eric Garcia e Gavi që ishin pjesë e Spanjës në fazën finale të Nations League.
Top Channel