Gjykata indiane e Kerala ka dhënë sot burgim të përjetshëm të dyfishtë për një burrë që lëshoi një gjarpër kobra që të kafshonte bashkëshorten e tij teksa flinte.
27 vjeçari P. Sooraj vrau me kafshimin e gjarprit helmues gruan e tij 25 vjecare Uthra, në mars 2020 për të marrë pasurinë e saj e për t’u martuar me një grua tjetër, raportojnë mediat vendase.
Për të realizuar planin e tij djallezor Sooraj bleu fillimisht një nepërkë në 2020. Ai e lëshoi kafshën qe kafshoi Uthra, por gruaja mbijetoi dhe u zhvendos në shtëpinë e prindërve të saj pas disa javëve në spital.
Dy muaj më vonë ai përsëriti planin e tij por kësaj here kishte blerë një kobra dhe ia arriti qëllimit.
Familja e të ndjerës dyshuan ndaj bashkëshortit kur ai kishte tentuar të tranferonte pasuritë në emër të tij. Por më vonë edhe një shitës gjarpërinj dëshmoi në gjyq për shitjen e kafshës helmuese me të cilën Sooraj kreu vrasjen e bashkëshortes 25-vjeçare.
Gjarpri i kobrës është nga të fuqishmit në botën e gjallë dhe me sasinë më të madhe të neurotoksinave të lëshuar me një kafshim.
Një kafshin i saj vret jo vetëm njeriun por dhe një elefant.
Top Channel