Nëntë persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës për vepra të ndryshme penale.
Një 28-vjeçar i identifikuar me inicialet G.D., së bashku me 30-vjeçarin M.V., pasi në lokalin që kishte marrë njëri prej tyre me qera në rrugën “Irfan Tomini”, gjatë kontrollit fizik të tyre dhe të banesave përkatëse, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis dhe 2 aparat celular.
Ndërsa një shtetas i mitur, A. S, banues në Morinë, u arrestua sepse kishte bashkëpunuar me një tjetër person, i cili është shpallur në kërkim pasi dyshohet se do të transportonin emigrantë të paligjshëm.
Këta dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tentuar për të transportuar 5 shtetas emigrantë të paligjshëm, nga qyteti i Tiranës në drejtim të Kukësit, me qëllimin final kalimin e tyre drejt Kosovës dhe më pas drejt vendeve të Bashkimit Europian.
Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë ndalimin e shtetasit I. K, 57 vjeç, pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë ka dërguar urdhërin e ndalimit për veprat penale, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve R. L, 24 vjeç dhe E. C, 23 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur mjetin në pronësi të V. M, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale sëbashku me mjetin që këta shtetas kishin përdorur për të realizuar vjedhjen.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të:
M.H, 28 vjeç dhe A. Ç, 38 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;
K.K, 21 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.
Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel