Analisti Frrok Çupi në emisionin “Top Talk” në Top Channel, të drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja ka komentuar informacionet që kanë dalë në lidhje me shkarkimin e Sali Berishës nga Kryesia e PD-së.

Në lidhje me lajmet e shkarkimit të Berishës nga kryesia e PD-së, ai tha se nëse nuk merret ky vendim nga ana e PD-së më vonë do të ishte shumë e rrezikshme.

Sipas analistit, ka edhe një projekt tjetër në sfondin e aktiviteteve të Berishës, duke theksuar se po luhet politikë e thellë brenda PD-së. Ai shton se tetori është konsideruar që Ilir Meta të shkarkohet nga pozicioni i presidentit të Republikës dhe më pas ai do i bashkohet Berishës.

“Nëse nuk merret ky vendim tani do të ishte shumë e rrezikshme. PD vihet para emergjencave të vendimmarrësve. Në sfondin e aktivitetit të Berishës ndodhet edhe një projekt tjetër. Edhe 3 javë ka Berisha, edhe disa javë ka Berisha etj, etj. Pse është 3, 4, 2 javë, sepse tetori është konsideruar që Ilir meta shkarkohet nga presidenti i Republikës dhe i bashkohet Berishës. Nëse nuk përjashtohet nga vetë strukturat e PD-së. Nëse shikoni këtu bëhet politikë, me vjen shumë keq kur dëgjoj që bëhen analiza mbi sipërfaqen. Këtu bëhet politikë në zemër të PD-së. Siç e shikoni largimi nga këshilli i Nokës, shumë njerëz nuk e kanë kapur se pse nga kjo strukturë dhe jo në vend tjetër. Prapa kësaj është gjithmonë Amerika, është dora e tyre. Sepse strukturat e sigurisë janë të lidhura drejtpërdrejt me interesat amerikane”, tha Çupi.

Top Channel