‘Shenjë respekti’/ Xhamia më e madhe në Gjermani lejohet të përcjellë me zë thirrjen muslimane të lutjes të premteve (fotot)

12/10/2021 17:38

“Marrëveshja mes qytetit të Koln dhe komunitetit musliman vendas tregon se diversiteti vlerësohet”, tha kryebashkiakja gjermane.

Xhamia më e madhe e Gjermani do të lejohet të transmetojë më zë të lartë thirrjen e lutjes muslimane (ezanin) të premteve pasdite, pas një marrëveshjeje të arritur mes bashkisë dhe komunitetit vendas të besimtarëve .

Të gjitha 35 xhamitë e qytetit të Koln tani do të lejohen të transmetojnë më zë thirrjen për lutje të premteve për pesë minuta, mes mesditës dhe orës 15.00, sipas një iniciative fillimisht dy vjecare.

Kjo përfshin Xhaminë Qendrore të Koln që është hapur në 2018,  e cila është bërë pikë debati pas akuzave të së djathtës ekstreme në kohen e vërshimit të azilantëve sirianë në vitet 2015-2016.

“Lejimi i ezanit është një shenjë respekti,” tha kryebashkiakja Henriette Reker.

Marrëveshja parashikon që thirrjes së ezanit t’i bashkohen tringëllimat e këmbanës së katedrales gotike të qytetit, tha ajo.

“Kjo tregon se diversiteti vlerësohet në Koln”.

Gjatë konflikteve për ndërtimin e xhamisë, ishte premtuar që thirrja e ezanit do të dëgjohej të paktën një herë në ditë.

Në vendet muslimane thirrja dëgjohet pesë herë në ditë, një herë për çdo vakt lutjeje.

Bashkia tha se xhamia gjithsesi do të duhet të plotësojë rekomandimet për volumin e lejuar të altoparlantëve dhe do të njoftojë paraprakisht banorët fqinjë.

Përafërsisht 4.5 milionë muslimanë jetojnë në Gjermani, qe eshte grupi më i madh i pakicave fetare, sipas Reuters.

FOTO GALERI
1/5
Xhamia më e madhe e Gjermani do të lejohet të transmetojë më zë të lartë thirrjen e lutjes muslimane (ezanin) të premteve pasdite

Top Channel