Nxënësja rrihet brutalisht me thupra para prindërve në shkollën islamike në Nigeri, sepse konsumoi alkool (pamje të rënda)

12/10/2021 15:18

Më poshtë shihen momentet shokuese kur një vajzë goditet vazhdimisht me thupra në formë dënimi para babait të saj në një shkollë islamike në Nigeri, pasi ishte kapur duke pirë alkool.

Pamjet e shpërndara gjerësisht online, tregojnë katër burra me shkopinj që rrethojnë duke goditur vajzën e re të gjunjëzuar përtokë.

Burrat vijojnë goditjet e tyre edhe pse vajza ngre vazhdimisht lart duart e saj për t’u mbrojtur, teksa goditjet janë aq të ashpra sa asaj i bie përtokë mbulesa e kokës.

Rrjeti vendas BBC Pidgen shkruante se babai i saj kishte aprovur dënimin pasi kishte parë në disa pamje video të bijën duke pirë alkool.

Vajza raportohet se ishte pjesë e një grupi prej pesë vetësh, djem e vajza, që konsumuan alkool në një ditëlindje.

Një video e dytë e shpërndarë online tregonte edhe një djalë adoleshent që pësonte të njëjtin dënim brutal në lidhje me incidentin.

Mediat vendase raportonin se kreu i shkollës në rajonin nigeriuan të Kwara ishte pezulluar pas publikimit të pamjeve, ndërsa nxënësit e dënuar ishin dërguar për trajtim mjekësor.

Shkolla ka mbrojtur dënimet e dhëna për studentët, duke thënë se ato kishin aprovimin e prindërve, sipas BBC.

Shkolla tha gjithashtu se ato përputheshin edhe me ligjet islamike.

Në një deklaratë të qeverisë lokale për çëshjen thuhej: “Pa marrë parasysh deklaratat për aprovimin e prindërve dhe pendesën e studentëve, dënime të tilla si në pamje nuk mund të aprovohen nga qeveria”.

FOTO GALERI
3/5
Goditjet janë aq të ashpra sa asaj i bie mbulesa e kokës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA