Mbi një milion viktima nga Covid në Serbi/ 53 humbje jetë gjatë 24 orëve të fundit

12/10/2021 16:20

53 viktima nga Covid 19 janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit në Serbi.

Sipas Ministrisë serbe të Shëndetësisë janë shënuar 6.930 infektime të reja nga 23.660 testime.

Në spitalet e vendit po trajtohen 6.591 pacientë dhe prej tyre 269 janë në respiratorë.

Që nga muaji mars i vitit 2020, në Serbi janë regjistruar 8.841 vdekje për shkak të sëmundjes Covid 19 ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në mbi 1 milion.

Në Serbi janë regjistruar mesatarisht mbi 6.500 raste në ditë, gjatë dy javëve të fundit, raporton REL. Kjo do të thotë se shkalla e infektimit është prej gati 93.5 për çdo 100.000 njerëz,  dukshëm më e larta në botë.

Ndonëse mbajtja e maskës në ambiente të mbyllura dhe distanca sociale janë të detyrueshme, këto masa zbatohen pak ose aspak.

Mjekët i kërkojnë qeverisë të zbatojë masa të rrepta, si kufizimi i orarit të veprimtarisë së bizneseve jo të domosdoshme, si dhe aplikimi i pasaportës së vaksinës, që do të kufizonte aktivitetet sociale të atyre që ende nuk kanë marrë vaksinën anti Covid.

 

Top Channel