53 viktima nga Covid 19 janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit në Serbi.
Sipas Ministrisë serbe të Shëndetësisë janë shënuar 6.930 infektime të reja nga 23.660 testime.
Në spitalet e vendit po trajtohen 6.591 pacientë dhe prej tyre 269 janë në respiratorë.
Që nga muaji mars i vitit 2020, në Serbi janë regjistruar 8.841 vdekje për shkak të sëmundjes Covid 19 ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në mbi 1 milion.
Në Serbi janë regjistruar mesatarisht mbi 6.500 raste në ditë, gjatë dy javëve të fundit, raporton REL. Kjo do të thotë se shkalla e infektimit është prej gati 93.5 për çdo 100.000 njerëz, dukshëm më e larta në botë.
Ndonëse mbajtja e maskës në ambiente të mbyllura dhe distanca sociale janë të detyrueshme, këto masa zbatohen pak ose aspak.
Mjekët i kërkojnë qeverisë të zbatojë masa të rrepta, si kufizimi i orarit të veprimtarisë së bizneseve jo të domosdoshme, si dhe aplikimi i pasaportës së vaksinës, që do të kufizonte aktivitetet sociale të atyre që ende nuk kanë marrë vaksinën anti Covid.
Top Channel