Kuvendi do të garantojë lirinë e plotë dhe pa pengesa të shtypit në kuvend, u shpreh kryetarja e parlamentit Lindita Nikolla, gjatë takimit me përfaqësuesen e OSBE-së për Lirinë e Medias, Teresa Ribeiro.
Pas takimit, Nikolla u shpreh për mediet se “Shqipëria e konsideron lirinë e shtypit një shtyllë të demokracisë. Ne jemi të përkushtuar për të bashkëpunuar për të garantuar sigurinë e gazetarëve, si edhe qasjen në informacion të besueshëm, përmes shtypit të lirë, të pavarur, pluralist dhe të larmishëm, duke zbatuar standartet ndërkombëtare”.
Teresa Ribeiro, pasi uroi Nikollën për detyrën be re në krye të kuvendit shqiptar, theksoi se “OSBE është e gatshme të bashkëpunojë për pëmirësimin e legjislacionit shqiptar për median, në zbatim të rekomandimeve të Komisionit të Venecias, standarteve të BE-së dhe OSBE-së, si edhe duke harmonizuar nevojën publike, legalitetin e proporcionalitetin, nëpërmjet një procesi gjithëpërfshirës”.
Liria e medias mbetet në pikëpyetje në vendin tonë, teksa gazetarët shpesh vënë në dukje se nuk ndihen të lirë në punën e tyre.
Top Channel