Kim Jong Un mban fjalim anti-SHBA në panairin e armatimeve, i rrethuar nga raketa bërthamore (fotot)

12/10/2021 20:15

Lideri koreano-verior Kim Jong Un është shfaqur sot në një transmetim vendas duke folur nga një panair armatimesh të rënda raketore.

Në fjalimin e tij i rrethuar nga të dy krahët me raketa në dukje të afta për mbushje bërthamore, Kim Jong Un fajësonte SHBA për tensionet në gadishullin korean dhe akuzonte Korenë e Jugut për hipokrizi, në panairin ku shfaqeshin armatimet më të rënda të vendit.

Ai tha se “gjykimet e veprimet e gabuara” të SHBA bënin që destabilizimi të mos marrë fund kurrë.

“SHBA shpesh ka sinjalizuar se nuk është armiqësore ndaj shtetit tonë, por per kete nuk ka prova të bazuara në veprime”, tha ai.

Administrata e presidentit amerikan Joe Biden, ka deklaruar vazhdimisht se nuk ka asnjë qëllim armiqësor ndaj Phenianit, por duket kjo nuk e bind Korenë e Veriut që është nën sanksione të ashpra ekonomike.

Koreja e Veriut është përballur së fundmi me mungesa serioze ushqimi për shkak të sanksioneve ndërkombëtare, mbylljes së kufirit me Kinën prej pandemisë dhe thatësirat.

FOTO GALERI
1/6
Lideri koreano-verior Kim Jong Un është shfaqur sot në një transmetim vendas duke folur nga një panair armatimesh

Top Channel