Erdogan thotë se Turqia është e lodhur nga sulmet terroriste në Siri: Do të eliminojmë çdo kërcënim

12/10/2021 16:08

Ankaraja më parë ka dislokuar trupa në veri të Sirisë dhe ka kryer operacione bashkë me militantët vendas kundër forcave kurde në rajon.

Por dje në fjalën e tij presidenti Rexhep Tajip Erdogan tha se vendi do të hakmerret ashpër pas vrasjes së dy oficerëve në një përplasje me luftëtarët kurdë.

“Durimi jonë ka mbatuar”, tha ai sipas të përditshmes vendase Daily Sabah. “Turqia është e vendosur të eliminojë çdo kërcënim që lind në veri të Sirisë, ose në bashkëpunim me forcat aktive aty ose me mjetet tona”.

Qeveria turke ka luftuar kundër militantëve të Partisë Punëtore Kurde (PKK) që prej viteve 1980, që kërkon pavarësi për rajonet etnike kurde, përfshi dhe ato brenda Turqisë. Ankaraja e ka etiketuar atë organizatë terroriste.

Dy palët nënshkruan një armëpushim në 2013, i cili u prish dy vjet më vonë me sulme të ndërsjellta.

Ndërkohë Turqia ka kryer tre operacione madhore kundër militantëve kurdë në veri të Sirisë, dhe në disa raste kundër ushtrisë arabe të Sirisë, shkruan Sputnik.

FOTO GALERI
3/3
PKK kërkon pavarësi për rajonet etnike kurde, përfshi dhe ato brenda Turqisë

Top Channel