I zhgënjyer për humbjen ndaj Gjeorgjisë në Fadil Vokrri, trajneri i Kosovës Bernard Challandes, me zviceranin që në lidhje me një shkarkim të mundshëm të tij ja kaloi topin presidentit të Federatës, Agim Ademi.

“Mendoj që jam i zhgënjyer me ekipin për arsye se luajtëm mirë dhe dolëm pa pikë. Performanca nuk ishte e keqe, ekipi luajti mirë. Kemi luajtur mirë. Krijojmë mirë por mungon pasimi i fundit.

Pjesën e dytë kemi qenë dominant, por ka munguar tranzicioni. Për mua nuk është problem vendi 4 apo 5 por ne kemi mundur të grumbullojmë më shumë pikë. E di që duhen rezultatet, këtë herë nuk kemi rezultate dhe nuk e mendoj të ardhmen.

Bëjë punën time dhe jap maksimumin pastaj është vendim i federatës e jo i imi për edicionin e ardhshëm të Federatës së Futbollit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA