Trotuar është rubrika më e dashur e publikut, ku trajtohen çështje të ndryshme të përditshmërisë. Këtë të diel u prek tematika e zakoneve të këqija, të cilat evidentohen më lehtë tek shqiptarët.

Ajo që u evidentua më së shumti ishte sjellja e prindërve ndaj fëmijëve kur ata gabonin, Ervin Kurti shprehu shqetësimin sesi prindërit u thonë fjalë të rënda fëmijëve si për ti përkëdhelur kur shprehen “vdeksha unë për ty” apo edhe kur nxehen me ta.
Nga ana tjetër Lola Haradinaj nuk ngurroi të ndante një pjesë personale sesi i qorton ajo fëmijët.
“Maksimumi që i them vajzës sime kur përkëdhelet është mackë e vogël”, u shpreh ajo.

Bledi Mane ndau në studio se një shkrim të tij të botuar 5 vite më parë, ku përmenden huqet, që ai kishte konstatuar në Shqipëri. Veset më të shpeshta sipas tij ishin, vajzat që shkonin grup në banjo, shkundja e cigareve në filxhanin e kafes, etj.

Por nuk u mbyll me kaq i gjithë diskutimi, pati të qeshura pafund dhe mbi të gjitha paneli i të ftuarve ndau për publikun zakonet më të këqija që ata kanë. Për të zbuluar se çfarë vesi kishte Antonela Berisha apo Shqipe Hysenaj ndiqni në link-un më poshtë.

Top Channel