Të shtëna me armë zjarri në SHBA/ Humb jetën një person, të përfshirë në incident edhe agjentë të Shërbimit Amerikan të Emigracionit dhe Doganave Në pamje shihet kolonia ilegale izraelite Eviatar, pranë fshatit palestinez të Beita, në veri të Bregut Perëndimor, e cila do të çmontohet nga Tel Avivi.
Izraeli ka pranuar tashmë ilegalitetin dhe tërheqjen nga vendbanimi, në përplasjet për të cilin janë vrarë e plagosur dhjetra palestinezë nga ushtria izraelite.
Tensionet në tokat e pushtuara në Bregun Perëndimor janë shtuar prej muajit të kaluar, ku kolonia ilegale e Eviatar ka qenë një nga pikat e nxehta te përplasjeve mes kolonizatorëve dhe palestinezëve.
Këshilli vendas ka thënë se stukturat e kolonisë nuk do të shemben por do të kthehen në bazë për ushtrinë izraelite, megjithse vendasit kanë kërkuar heqjen e tyre.
Kreu izraelit i kolonisë Iossi Dagan, tha se marrëveshja e largimit të kolonisë ishte e nevojshme pasi vendi krijoi “përçarje të gjata”, sipas mediave izraelite.
Gjykata kishte vendosur se 50 njësitë e parafabrikuara të banimit ishin ndërtuar në tokë private palestineze, duke destabilizuar sigurinë në zonë.
Lëvizja është një test i rëndësishëm për qeverinë e re izraelite të drejtuar nga kryeministri Naftali Bennett, mbështetës i vjetër i zgjerimit të kolonive izraelite në Palestinë.
Top Channel