Kolonia ilegale izraelite Eviatar në fshatin palestinez, në pritje të çmontimit (fotot)

11/10/2021 19:36

Në pamje shihet kolonia ilegale izraelite Eviatar, pranë fshatit palestinez të Beita, në veri të Bregut Perëndimor, e cila do të çmontohet nga Tel Avivi.

Izraeli ka pranuar tashmë ilegalitetin dhe tërheqjen nga vendbanimi,  në përplasjet për të cilin janë vrarë e plagosur dhjetra palestinezë nga ushtria izraelite.

Tensionet në tokat e pushtuara në Bregun Perëndimor janë shtuar prej muajit të kaluar, ku kolonia ilegale e Eviatar ka qenë një nga pikat e nxehta te përplasjeve mes kolonizatorëve dhe palestinezëve.

Këshilli vendas ka thënë se stukturat e kolonisë nuk do të shemben por do të kthehen në bazë për ushtrinë izraelite, megjithse vendasit kanë kërkuar heqjen e tyre.

Kreu izraelit i kolonisë Iossi Dagan, tha se marrëveshja e largimit të kolonisë ishte e nevojshme pasi vendi krijoi “përçarje të gjata”, sipas mediave izraelite.

Gjykata kishte vendosur se 50 njësitë e parafabrikuara të banimit ishin ndërtuar në tokë private palestineze, duke destabilizuar sigurinë në zonë.

Lëvizja është një test i rëndësishëm për qeverinë e re izraelite të drejtuar nga kryeministri Naftali Bennett, mbështetës i vjetër i zgjerimit të kolonive izraelite në Palestinë.

FOTO GALERI
1/7
Kolonia ilegale izraelite Eviatar, pranë fshatit palestinez të Beita, në veri të Bregut Perëndimor

Top Channel