Koha për të zier raki/ Përgatitet ende tradicionalisht për t’u pirë dhe shitur

11/10/2021 12:22

Zybejdeja dhe Agimi edhe pse i kanë kaluar të 70, e prodhojnë vetë rakinë, por në mënyrën tradicionale duke e shtypur rrushin.

Në mungesë të një makinerie që kushton, kjo punë për Zybejdene është e lodhshme. Ndërsa Agimi kujdeset për zjarrin, për gradacionin e rakisë dhe për pastërtinë e tyre.

Banesa e dy të moshuarve duket se është kthyer në një mini kantinë të prodhimit të rakisë dhe verës.

Në fakt mënyra tradicionale e zierjes së rakisë është e përhapur gjerësisht në fshatrat e Shqipërisë.

Edhe në fshatin Panaja që njihet kultivimin e varieteteve të ndryshme të rrushit. Por në vreshta ende sheh prodhim të pa vjelë, kjo për shkak të mungesës së një tregu.

Top Channel