Shtyrja e mbledhjes së Këshillit të Mandateve, Bardhi: Mazhoranca zvarrit procesin, provat duhet të ishin vënë në dispozicion të deputetëve
Deputeti demokrat, Flamur Noka të hënën në një deklaratë për mediat zbuloi se çfarë ka ndodhur, sipas tij, të dielën në Kryesinë e Grupit të PD-së, duke treguar se Lulzim Basha e quajti bazën e partisë dhe qeverinë e Berishës “llum”.
Një deklaratë të tillë, Noka e bëri pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, ndërsa bëri me dije se kreu demokrat konfirmoi mbrëmë se fati i karriges së tij është më i shtrenjtë se fati i PD-së dhe i demokratëve.
“Askush s’ka guxuar, as Fatos Nano, as Edi Rama dhe as kundërshtarët më të egër të kësaj force politike të konsiderojnë qeverinë e Sali Berishës si llum. Askush, as armiqtë më të egër të forcës sonë politike që të konsiderojnë bazën e PD-së, e cila po mbush foltoret, që kërkon kjo forcë të rikthehet në standardet e saj dhe normat statuore, t’i rikthehet betejës me Edi Ramën dhe jo të qëndrojë në kthetrat e Ramës. Nuk ka guxuar askush, përveçse z.Basha, askush tjetër”, deklaroi Noka.
Nuk ka vonuar shumë as përgjigja zyrtare e Partisë Demokratike, e cila e konsideroi deklaratën e deputetit demokrat një mashtrim dhe që s’është hera e parë që kërkohet të shtrëmbërohet e vërteta e diskutimit në mbledhje, pasi një fjalë e tillë është përdorur për ata të cilët në qeverisjen e PD kanë mbushur xhepat me paratë e korrupsionit dhe sot në partneritet me Edi Ramën, përdorin anëtarësinë e PD-së për interesa personale.
“Përpjekje të dëshpëruara dhe fatkeqësisht, jo për herë të parë për të shtrembëruar të vërtetën e diskutimit në mbledhje. Për asnjë moment, anëtarësia e PD nuk është etiketuar me fjalën “llum”. Kjo fjalë është përdorur për ata të cilët në qeverisjen e PD kanë mbushur xhepat me paratë e korrupsionit dhe sot, në partneritet me Edi Ramën dhe njerëzit e tij, duan të përdorin anëtarësinë e PD për interesat e tyre personale dhe të pushtetit të Ramës”, thuhet në reagimin zyrtar të PD-së për Top Channel.
PD, deklaron se anëtarësia dhe militantët e nderuar të saj kanë sfiduar çdo regjim deri më sot, nga ai komunist te ky i fundit Rama-Doshi-Rakipi dhe nuk manipulohet nga asnjë lloj manipulimi që bëhet për llogari të tij.
Reagimi i zyrtar i PD-së
Përpjekje të dëshpëruara dhe, fatkeqësisht, jo për herë të parë për të shtrembëruar të vërtetën e diskutimit në mbledhje.
Për asnjë moment, anëtarësia e PD nuk është etiketuar me fjalen “llum”. Kjo fjalë është përdorur për ata të cilët në qeverisjen e PD kanë mbushur xhepat me paratë e korrupsionit dhe sot, në partneritet me Edi Ramën dhe njerëzit e tij, duan të përdorin anëtarësinë e PD për interesat e tyre personale dhe të pushtetit të Ramës.
Anëtarësia e PD, militantët e saj të nderuar kanë sfiduar çdo regjim deri më sot, nga ai komunist te ky i fundit Rama- Doshi-Rakipi dhe nuk manipulohet nga asnjë lloj manipulimi që bëhet për llogari të tij.
Top Channel