Balena e vrarë tërhiqet në oqean e varur në majën e transportueses japoneze (foto të rënda)

11/10/2021 17:26

Imazhe të vështira të një balene 12 metra të gjatë, e varur pa jetë në majën e anijeje japoneze, kanë shkaktuar zemërim në rrjetet sociale dhe me grupet e mbrojtjes së botës së gjallë.

Vendasit u shokuan nga pamjet kur anija hyri në gjirin e portit të Kurashiki në fillim të muajit.

Pamjet e balenës së vdekur tw species Bryde, me peshë rreth pesë ton, u publikuan fillimisht nga gazeta vendase Yomiuri Shimbun.

“Kam peshkuar këtu për dekada por kjo është hera e parë që shikoj një balenë,” tha një peshkatar vendas për mediat.

Një zëdhënës i rojës bregdetare të Mizushima tha për rrjetin Yomiuri Shimbun tha se kjo ishte hera e parë që shihte diçka të tillë, duke shtuar se një hetim ka nisur për të siguruar që asgjë e ngjashme të mos ndodhë përsëri.

Një hetim ka nisur për të siguruar që asgjë e ngjashme të mos ndodhë përsëri.

Michael Fishbach, i grupit ambjentalist ‘Great Whale Conservancy’ nga SHBA, tha se dhjetra balena vriten në këtë mënyrë nga anijet e mëdha.

“Balenat kur vdesin nga shkaqe natyrale bien në fund të detit, prandaj me shumë gjasa kjo ka qenë një balenë pluskuese në sipërfaqe që është vrarë nga transportuesja. Anija e ka goditur atë në mes të trupit dhe si rezulat kemi imazhin e vrazhdë që shikojmë”.

“Nuk ka dyshim se numri i balenave të vrara nga anijet çdo vit i kalon 1000”, tha ai, duke iu referuar transportueseve të mëdha.

FOTO GALERI
4/5
Numri i balenave të vrara nga anijet çdo vit i kalon 1000

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA