Yuri Kim më elegante se kurrë/ Premiera e “No time do die” në Tiranë! Si u veshën të ftuarit VIP (Fotot)

10/10/2021 10:44

Filmi i fundit i Daniel Craig në rolin e James Bond,  pati mbrëmë premierën e tij edhe në kryeqytetin shqiptar.

Në një event të organizuar me detaje, që të fusnin në atmosferën e filmit më të famshëm britanik, Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ambasadori i ri i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Alastair King-Smith, ishin mikpritësit e veçantë të të ftuarve VIP, të cilët u bënë pjesë e shfaqjes premierë.

Ministra, aktorët,  gazetarë apo ambasadorë ishin pjesëmarrës në event.

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim është shfaqur më elegante se kurrë dhe e kuruar në detaje.

E veshur me një fustan të zi dhe një shall ngjyrë bezhë, ajo ishte kombinuar me një kuletë me shkëlqim.

FOTO GALERI
1/24

Top Channel