Flasin Deschamps dhe Enrique: Lojtarët më të mirë në botë, përballë ekipit më të fortë

10/10/2021 01:36

Franca e Deschampit dëshiron me çdo kusht të fitojë Nations League. Në “San Siro”, përballë “Gjelave”, do të jetë Spanja e Luis Enriques.

“Duam të fitojmë, nuk ka vend për justifikime. Kam idetë dhe filozofinë time të lojës. Në sulm kemi tre lojtarë shumë të rrezikshëm. Kundër një skuadre si Spanja nuk pres të kemi shumë hapësira, sidomos nga krahët. Nuk do të ndryshojmë shumë, por edhe nëse na mungon Rabiot, kemi lojtarë të tjerë që e mbulojnë atë rol dhe Pogba do të ketë më shumë përgjegjësi në aspektin mbrojtës.”

Nga ana tjetër, Luis Enrique këmbëngul se Spanja e tij do të ketë përballë lojtarët më të mirë në botë, por diferencën “La Roja” do ta bëjë në lojën kolektive.

“Në nivel individual, janë më të mirët në botë. Mjafton të shohësh organikën e Francës, të gjithë luajnë në ekipet më të mira. Ne kemi avantazhin që jemi si grup, shumë të fortë. Do të përpiqemi që të jemi më lart se ata në lojën kolektive. Jam i bindur se do të zhvillojmë një ndeshje të mirë dhe do t’i vëmë në vështirësi. Skuadra që luan më mirë, fiton. Do të përpiqemi t’u imponojmë lojën tonë.”

Top Channel