Reperi Mc Kresha dhe partnerja e tij Erzina janë tepër të kujdesshëm që të ruajnë jetën private.

Në qershor të 2020, u bënë prindër për herë të parë me një vajzë, ndërsa tani janë në pritje të një djali.

Sipas “Prive”, partnerja e reperit është disa muajshe shtatzënë dhe se çifti e mban këtë fakt në privatësi të plotë.

Erzina, e cila ka jetuar një kohë të gjatë në Kanada, vitet e fundit, është zhvendosur në Kosovë për të jetuar bashkë me reperin.

Kujtojmë se MC Kresha dhe Erzina i dhanë fund beqarisë pa shumë zhurmë në muajin dhjetor në një ceremoni me familjarë dhe të ftuar VIP.

Aktualisht, Kresha po punon me Lyrical Son për albumin e ri muzikor që pritet të dalë në treg para përfundimit të vitit të ri.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel