I dashuri i Rita Orës nuk heziton ta shfaqë hapur dashurinë, i bën dedikimin më të ëmbël në shqip!

09/10/2021 13:41

Regjisori i famshëm Taika Waititi ka postuar së fundmi një video nga koncerti i të dashurës së tij, këngëtares Rita Ora.

Bashkangjitur kësaj video Waititi ka vendosur një flamur shqiptar dhe e quan Rita Orën ‘Zog’.

Rita dhe regjisori me prejardhje nga Zelanda e Re filluan të takoheshin në fillim të këtij viti, kur Rita ndodhej në Australi për formatin “The Voice” atje.

Së fundmi, artistja ka dhënë një intervistë për “Australian Vogue”, ku është pyetur edhe për marrëdhënien me regjisorin.

“Unë po shijoj momente të mrekullueshme në jetën time, kjo është gjithçka që do të them për këtë”, ka thënë ajo duke mos dhënë detaje të tjera.

Kujtojmë se dalja e tyre e parë publike si çift ishte teksa parakaluan në tapetin e kuq gjatë premierës së “The Suicide Squad”, në Los Angeles.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel