Shkolla ka filluar dhe pas peticionit të prindërve, ka nisur siç ishte para pandemisë, pa turne dhe me orë të plota.

Por ajo që vihet re si tek prindërit edhe tek fëmijët është një ngarkesë e madhe emocionale. Por si ta kthejmë qetësinë në familje dhe në shkollë? Për këtë na ndihmojnë këshillat e ekspertes Lira Gjika.

Ka një padurim të dukshëm tek të gjithë, i madh e i vogël. Nuk duam të dëgjojmë më për sëmundjen, kemi mbyllur televizorët, bëjmë të kundërtën e asaj që thotë shkenca, nuk duam të besojmë specialistët kur thonë që është një sëmundje e rëndë, që do pak durim, se sëmundja këtë vlerë ka, nuk është vetëm e keqe, të mëson të kontrollosh veten, të pranosh realitetin. Ne nuk duam ta pranojmë realitetin dhe kur nuk do i rrituri ta bëjë këtë edhe fëmija e ka të vështirë ta pranojë këtë realitet. Ne themi gjithmonë, a më lodhe, më mërzite, nuk të dua, je i keq, më ngre nervat, vetëm më streson. Ne kemi një të menduar afatshkurtër, jo afatgjatë.

Unë mendoj të do të ishte shumë e përshtatshme ndërtimi në shkolla i një programi të përshtatshëm për fëmijët, pas një traume dhe stresi të madh ku të ketë më shumë mësime në natyrë apo aktivitete sportive. P.sh. në një shkollë e kishin zgjidhur kështu. Sa kishin filluar shkollën, dy orët e para gjithë shkolla I kishte bërë fiskulturë. Më pëlqeu shumë kjo strategji. Do të doja shumë që edhe në shkollat shtetërore të ndodhë kjo gjë, që të ketë sa më shumë orë sportive, pse jo dhe mësime në natyrë. Dy dialogët më të rëndësishme për fëmijët janë dialogu prind-fëmijë dhe prind-mësues. Po nuk u ndërtuan këto dy dialogë, që njerëzit të dinë të flasin, të merren vesh të mos shkojnë të kërkojnë se ti e ke fajin, ta kam prurë ty, ose më e rënda fare siç thonë disa prindër, rrihe po deshe, vetëm mësoje. Mësimi fillon në shtëpi, vazhdon në shkollë dhe sërish në shtëpi. Nëse prindi do të bëjë indiferentin dhe t’ia lërë fëmijën vetëm shkollës, prish edhe atë pak punë që bën shkolla”, shpjegon ekspertja për mirërritje, Lira Gjika.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA