Po jetojmë në kohën e dorëheqjeve të punonjësve. Këto janë ato që duhet të keni parasysh tek stafi juaj
Dy vitet e fundit kanë qenë me ndryshime dramatike në tregun e punës. Përveç papunësisë së lartë në të gjitha vendet e botës gjatë krizës së pandemisë, kompanitë po përballen me një fenomen të ri që është pagëzuar me emrin “Periudha e Dorëheqjeve”.
Një studim i fundit nga Microsoft zbuloi se 41% e fuqisë punëtore globale do e merrnin në konsideratë të hiqnin dorë nga punëdhënësi i tyre aktual brenda vitit të ardhshëm.
Një menaxhere e burimeve njerëzore për koorporatën “Fast Company”, Stephanie Vozza ka analizuar pikërisht këtë fakt. Ajo ka shprehur se përqindja e njerëzve që braktisën vendin e punës gjatë pandemisë ishte shumë i vogël, ndërsa në 7 mujorin e 2021-it, shifrat erdhën me rritje të frikshme, gati 10 milion njerëz.
Megjithëse mungesat e fuqisë punëtore në industrinë e shërbimeve mund të jenë më të dukshmet, menaxherja Vozza vuri në dukje se teknologjia dhe kujdesi shëndetësor kanë qenë dy fushat me dorëheqjet më të mëdha në muajt e fundit, dhe lodhja ka qenë një nga arsyet kryesore. Po për arsyet e tjera?
Ndërsa mungesa e opsioneve të kujdesit për fëmijët dhe pagat e ulëta janë arsyet kryesore për lënien e shumë vendeve të lira të punës, arsyet e tjera janë ato për të cilat njerëzit kanë lënë gjithmonë punën e tyre: mungesa e fleksibilitetit dhe mungesa e mundësive, ose thënë ndryshe, mungesa e ekuilibrit punë – jetë.
Pandemia ka bërë që shumë prej nesh të rifokusohemi dhe të rivlerësojmë përparësitë tona, dhe thënia e vjetër, “Ju nuk lini një punë, ju lini një menaxher”, nuk ka qenë kurrë më e vërtetë. Nëse menaxherët duan t’i mbajnë punonjësit e tyre, ata duhet të dëgjojnë nga afër atë që duan, veçanërisht kur bëhet fjalë për punën në distancë.
Top Channel