Britania e Madhe e ka hequr Kosovën nga lista e vendeve të rrezikshme sa i përket situatës me COVID-19.

Zyra e Jashtme në Britani të Madhe ka bërë të ditur se britanikët tanimë nuk këshillohen që t’i shmangin udhëtimet në 32 destinacione, përfshirë edhe shtetin e Kosovës.

Sekretarja e Jashtme atje, Liz Truss tha se vendosje e rregullave u bë për shëndetin e qytetarëve duke theksuar se FCDO këshillon kundër udhëtimeve atëherë kur vlerëson se ka rrezik për shëndetin e qytetarëve të tyre.

Ndërkohë që numri i rasteve të vdekjeve por edhe rasteve pozitive ka shënuar rënie.

Së fundmi Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar për një vdekje dhe 41 raste të reja me COVID-19.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA