“Kushton më shumë buka sesa hashashi”, pankartat e qytetarëve në protestën për rritjen e çmimeve (FOTO)

06/10/2021 17:57

“Kushton më shumë buka sesa hashashi, çështje prodhimi”; “Me çfarë të ngrohem në dimër? Me dashurinë për shtetin tim” janë disa nga pankartat që mbajnë në duar qytetarët në protestën për rritjen e çmimeve.

Ata janë mbledhur për të protestuar ndaj rritjes së çmimit të miellit duke shtrenjtuar bukën, rritjes së çmimit të karburantit dhe paralajmërimit për krizën energjetike.

Top Channel ka raportuar ditë pas ditë për rritjet abuzive të çmimeve. Kompanitë e miellit rritën abuzivisht çmimet, duke ndikuar te shtrenjtimi i bukës. Po kështu kriza energjetike që ka prekur gjithë Evropian rrezikon dhe vendin tonë dhe ne pritet të paguajmë më shumë fatura.

Shqiptarët sot paguajnë disa herë më shumë për blerjen apo marrjen me qira të shtëpive dhe mobilimin e tyre, për shkak të shtrenjtimit të lëndës së parë në fabrika.

Rrogat dhe pensionet nuk rriten, që do të thotë se ne duhet të kursejmë gjithnjë e më shumë e të heqim dorë nga disa produkte apo shërbime të tjera.

FOTO GALERI
4/30

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA