E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ish-konkurrentja e “Përputhen” Antonela Berisha zbuloi se është në fazë njohjeje me dikë.

“Jam duke u njohur me dike, por s’ ndihem gati”, u shpreh ajo duke zbuluar më tej se personi në fjalë është një futbollist i njohur.

“Janë shumë fanatikë shqiptarët. Unë s’jap asnjëherë shkas në lidhje për të bërë partnerin xheloz, por janë të sëmurë njerëzit. Xhelozojnë për gjëra banale. S’ jam njeri posesiv unë në lidhje dhe dua që të jetë njësoj edhe për mua”, tha ish-konkurrentja kur Bieta e pyeti për cilësitë që duhet të ketë partneri i saj i ardhshëm.

Ndër të tjera Antonela tregoi një kompliment prapaskene nga Manjola Nallbani për buzëqeshjen e saj, ndërsa gjithashtu theksoi se një ndër “armët” e saj më të forta janë këmbët.

Top Channel