Ecni shpejt për të ndalur dhimbjet e këmbëve, këshillat e mjekëve

06/10/2021 06:32

Qarkullimi i keq i gjakut mund t’ju prekë në çdo moshë e të kthehet në një problem për përditshmërinë tuaj. Kur hasni vështirësi të këtj lloji, simptomat janë kryesisht fizike, të dhimbshme e të bezdishme. Enët e gjakut, bashkë me zemrën dhe muskujt e tjerë janë përbërësit kryesorë të sistemit të qarkullimit të gjakut.

Ndaj kur njëra nuk funksionon si duhet edhe të tjerat kthehen në problematike. Këtë çështje trajton edhe një raport i publikuar në revistën JAMA në muajin Prill të këtij viti. Dhimbjet e këmbëve mund të vijnë si pasojë e qarkullimit të keq të gjakut dhe mënyra për e mirë për ta kaluar këtë është ecja intensive.

Çfarë sugjerojnë ekspertët?
Në këtë studim morën pjesë 305 persona me probleme të qarkullimit të gjakut në arterie. Ekspertët i ndanë ata në dy grupe të rastësishme ku njëri grup stërvitej me intensitet të lartë ndërsa grupi tjetër me më pak fuqi. Bëhej fjalë për ecje deri në 50 minuta çdo ditë me ritme të ndryshme në të pesta ditët e javës për një vit rrjesht. Të dhënat e këtij studimi treguan se personat që bënin pjesë në grupin me intensitet të lartë stërvitje dhe ecnin më shpejt, kishin më pak dhimbje. Ata e përshkruanin dhimbjen si të moderuar dhe të pakët gjatë kohës kur po kryenin ushtrime.

Për personat që patën ushtrime me intensitet të ulët, dhimbja nuk u shfaq për momentin, por i penalizoi ata në ecjet afatgjata. Në një tjetër test, për ecje 6 minutëshe, personat e grupit të parë arritën të ecnin 34 metra më shumë se ata që ishin stërvitur me intensitet të ulët. Personat që u stërvitën me intensitet më të lartë ecën rreth 3 herë më shumë se grupi tjetër duke mos ndjerë dhimbje muskuj apo këmbësh. Ekspertët sugjerojnë se e ecura mund të stimulojë formimin e qelizave të reja të gjakut të cilat ushqejnë muskujt e këmbëve me oksigjen. Kështu zgjidhja më e mirë është sforcimi derisa keni mundësi dhe stërvitja e vazhdueshme e këmbëve tuaja./AgroWeb

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA