Foto ilustruese

Disa zona periferike të Tiranës do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike, për shkak të punimeve që po kryhen në rrjetin e shpërndarjes.

Sot, (5 tetor), nga ora 9 e mëngjesit deri në orën 16:00, pjesërisht pa drita do të jenë banesat e bizneset në rrugën “Budi” dhe rrugën “Qemal Stafa”.

Po ashtu, abonentët në zonën pranë Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” dhe në rrugën “Dritan Hoxha” do të përballen me ndërprerje të energjisë.

Ndërkohë, në 6 tetor, nga ora 00:00 deri në orën 05:00, pjesërisht pa drita do të jenë rruga “Ilia Dilo Sheperi”, rruga “Gjovalin Gjadri”, rruga “Hamdi Pepa”, rruga “Bedri Karapici”, rruga “3 Dëshmorët” pranë KMY, Biznese private brenda territorit të ish- “Misto Mames, Kaon, rruga “Tish Daia”,

pranë Kopshtit Botanik, “Kodra e Diellit”, zona pranë ish-Drejtorisë së ujërave (Selite), Lagjia “Garunj”, Mjull Bathore, Lundër, Vishnje, Arbanë.

 

Në datën 8 tetor, nga ora 9 e mëngjesit dhe për 4 orë rresht do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike në Qerekë dhe Tapizë, në kryeqytet.

Top Channel