Rrjete sociale Facebook, Instagram dhe Whatsapp janë rikthyer në gjendje pune. Këto media ndaluan së funksionuari rreth orës 18:00 gjatë pasdites.

Mosfunksionimi pasoi intervistën e një ish-punonjësjeje që akuzoi Facebook se toleronte përmbajtjet e dhunës dhe raciste në rrjetet e veta sociale me qëllim rritjen e interaktivitetit dhe përfitimin e më shumë parave nga reklamat.

Sipas faqes së njohur DownDetector, problemet prekën përdoruesit në të gjithë vendet e botës. Të treja platformat kanë mbi 3 miliardë përdorues aktivë.

Të treja kompanitë zotërohen nga Facebook dhe veprojnë mbi të njëjtën platformë. Përdoruesit e rrjeteve sociale që donin të aksesoheshin në to kanë marrë mesazhin: “Diçka shkoi keq. Jemi duke punuar për të rregulluar problemin sa më shpejt të jetë e mundur.”

Top Channel