Godet tragjedia në Itali/ Ish-pornostarja vret të birin 2-vjeçar mes betejës për kujdestarinë (fotot)

05/10/2021 20:07

Një ish-aktore e filmave për të rritur nga Hungaria akuzohet se ka vrarë me thikë djalin e saj 2-vjeçar mes një beteje të hidhur për kujdestarinë me të atin, sipas raportimeve.

44 vjeçarja Katalin Erzsebet Bradacs, raportohet se kishte hyrë të premten në një supermarket në qytezën Città della Pieve, në rajonin verior italian Umbria, dhe kishte ulëritur për ndihmë teksa vendoste në banak trupin e djalit të saj Alex Juhasz.

I vogli ishte goditur nëntë herë me thikë në trup sipas raportimeve vendase. Një bluzë e tij e përgjakur dhe një pulovër e të ëmës u zbuluan më vonë në një ndërtesë të braktisur aty pranë.

Bradacs u arrestua e akuzuar për vrasje pasi thika një thikë u gjet në çantën e saj.

Hetuesit besojnë se motivi për krimin brutal është hakmarrja ndaj babait të Alex, Norbert Juhasz, me të cilin ish-aktorja ishte ndarë dhe ishte përfshirë në një betejë të hidhur ligjore për kujdestarinë.

Babai kishte njoftuar autoritetet në Hungari pasi një foto e të voglit të plagosur për vdekje ishte dërguar në celularin e tij me anë të WhatsApp, pak para se gruaja të vinte në supermarket.

“Nuk e kam vrarë djalin tim,” raportohej se Bradacs kishte thënë në polici mes të tjera deklaratave kontradiktore. Më vonë ajo pranoi akuzat pas këshillës së avokatit Enrico Renzoni.

Juhasz tha se Bradacs ishte larguar drejt Italisë muajin e kaluar kur një gjykatë hungareze i dha kujdestarinë babait të fëmijës.

Nëna filicide po mbahet në paraburgim në Perugia, dhe jetonte në qytezën Chiusi Scalo, në një shtëpi që i përkiste drejtuesit të një klubi nate, ku gruaja kishte punuar më parë.

FOTO GALERI
3/5
Hetuesit besojnë se motivi për krimin brutal është hakmarrja ndaj babait të Alex, Norbert Juhasz

Top Channel