Dy banorët e tjerë të shtëpisë më të famshme në Shqipëri janë ish futbollistë, modelë dhe shumë seksi.  Kërkesa e të dyve për “Vëllain e Madh” lidhet me palestrën, njëri kërkon pajisje ndërsa tjetri kërkon proteina në mënyrë që të mbajnë trupin në formë edhe gjatë izolimit.

Granit Cana: Kam luajtur futboll. Jam marrë dhe me modelizëm, kam bashkëpunuar edhe me Fadil Berishën. BBV e shikoj si alternativë që mund të më hapë rrugë për të ardhmen. Është sfidë e re por jam hiperaktiv. Nëse Big Brother do të ishte fushë futbolli, do të isha fantazist me numrin 10. Kam edhe një kërkesë për Big Brother, ndoshta është qesharake por më duhen proteina për të ushtruar fitness.

Kledi Hysa: Që në moshën 14 vjeç jetoj në Austri. Mbi 15 vite ka që punoj si model në të gjithë europën. Jam tip shumë energjik, të gjithë një jetë kemi. Unë e dua jetën. Mendoj dhe shpresoj të ketë vajza dhe djem të bukur. Kjo do të jetë një sfidë me vetveten shumë e fortë. Shprehja që më frymëzon është “shfrytëzoje ditën” dhe ta shijojmë në maksimum. Kërkesa ime është vetëm fitness studio.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA