“Arkitektët e trupit”, një grup austriak i dancit urban dhe kontemporan ka çelur festivalin ndërkombëtar të Dancit Modern në Durrës.
Shfaqja e këtij grupi banohet te 4 profesionistë të skenës që i lidh miqësia dhe besnikëria ndaj kauzës së shpëtimit të botës. Një shfaqje ku fuqia e lëvizjeve dhe dinamika e tyre çojnë në nxitje të grupit, po dhe në zhvillime të reja të ngjarjeve ku nuk mungon ironia në përcjelljen e mesazheve përmes ndërthurjes së elementeve të ndryshme artistike.
Festivali Ndërkombëtar i Dancit, që sjell artistë nga e gjithë bota në skenat shqiptare, shënon këtë vit edicionin e 16-të të tij dhe ruajtja e vazhdimësisë ka qenë një sfidë për organizatorët, të cilët nuk i kanë shmangur notat e pakënaqësisë ndaj mbështetjes së kufizuar që kanë marrë për këtë aktivitet nga autoritetet e kulturës në Durrës.
Edhe këtë vit, festivali i dancit modern dhe kontemporan do të synojë t’i ofrojë publikut qasje interesante dhe përmes lëvizjeve këndvështrimin e tyre mbi botën dhe ndjesitë e brendshme ndaj saj.
Top Channel