Balla takon ambasadorin gjerman, Zingraf: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE, objektiv kryesor i legjislaturës së re parlamentare

05/10/2021 15:15

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Sociaiste Taulant Balla zhvilloi sot në Kryesinë e Kuvendit një takim me ambasadorin e Gjermanisë në Shqipëri, Peter Zingraf.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se gjatë takimit e ka informormuar Ambasadorin gjerman mbi objektivat kryesorë në këtë mandat të tretë, ku natyrshëm objektiv kryesor është procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Gjithashtu gjatë takimit Balla i shprehu Ambasadorit gjerman Zingraf vendosmërinë e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste për të krijuar një fazë të re bashkëpunimi me opozitën në funksion të axhendës integruese të vendit dhe të pritshmërive të qytetarëve shqiptarë.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Kënaqësi të prisja në takim Ambasadorin e Gjermanisë në Shqipëri Peter Zingraf.

Në këtë fillim legjislature e informova Ambasadorin gjerman mbi objektivat tonë kryesorë në këtë mandat të tretë, ku natyrshëm objektiv kryesor është procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Gjatë takimit i shpreha Ambasadorit vendosmërinë e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste për të krijuar një fazë të re bashkëpunimi me opozitën në funksion të axhendës integruese të vendit dhe të pritshmërive të qytetarëve shqiptarë.

Me këtë rast falenderova në emër të Grupit Parlamentar ambasadorin Zingraf, mbi rëndësinë që Gjermania i kushton marrëdhënieve shumë të ngushta shumëplanëshe me Shqipërinë dhe mbështetjen e pakursyer për afrimin me familjen europiane, e cila u dëshmua edhe nga vizita e para pak javësh të Kancelares Gjermane në Tiranë, por edhe nga angazhimi i partive kryesore politike gjermane.

Top Channel