Pas 4 sezonesh me fanellën e Tottenham, mbrojtësi nga Bregu i Fildishtë, Serge Aurier prishi kontratën me marrëveshje me londinezët dhe prej më shumë se një muaji ishte futbollist i lirë.

Ndonëse është kontaktuar nga shumë klube, 29-vjeçari ka zgjedhur La Ligën për të vijuar kontratën. Aurier ka arritur akordin me Villarealin, madje ka fluturuar drejt Spanjës për të zyrtarizuar marrëveshjen.

“Nëndetësja e verdhë” i ka ofruar një kontratë 3-vjeçare futbollistit nga Bregu i Fildishtë, që pas eksperiencave në Francë ku u rrit dhe Angli, tani është gati për një aventurë tjetër në kampionatin spanjoll.

Top Channel