
Xhamia më e bukur në botë! Xhamia e Elbasanit renditet në 5 objektet e kultit për finalen e “ndërtesa e vitit 2025”
18/02 15:32
Mbrëmjen e djeshme amfiteatri i Lezhës u shndërrua në një skenë të magjishme teatrale, ku aktorët interpretuan veprën “ Të mjerët” e Viktor Hygosë.
Shfaqja teatrale të tilla i kanë munguar qytetit të Lezhës ndaj dhe pati një interes të veçantë nga qytetarët.
Regjisori i kësaj shfaqjeje teatrale shprehet se interpretimi i trupës e arriti qëllimin duke bërë publikun për vete.
Aktorët që interpretuan veprën e Hygoit ishin tepër entuziast për shfaqjen dhe feedbacku që morën nga publiku.
Skena e improvizuar ishte kaq pranë spektatorit, gati gati në ndërveprim me ta çka solli emocione dhe duartrokitje të shumta.
Shfaqja do të vazhdoje dhe për 4 netë të tjera në datat 2, 3, 8dhe 9 tetor.
Top Channel