Një vendimi i Gjykatës Administrative të Apelit dhënë në qershor të këtij viti po mban “peng” zbatimin e fiskalizimit për karburantet.

Referuar vendimit, gjykata pezullon zbatimin e vendimit të Këshillit të Ministrave për caktimin e metodologjisë së monitorimit dhe qarkullimit në fushën e hidrokarbureve duke i dhënë të drejtë palës paditëse, kompanisë që aktualisht zbaton aktualisht edhe koncesionin e kontrollit të pompave të karburanteve.

Kjo e fundit ka kërkuar të marrë edhe shërbimin fiskalizimit për karburantet që u veçua nga bizneset e tjerat, duke kundërshtuar vendimin e qeverisë që përcaktonte se këtë shërbim do ta merrnin 3 shoqëri që do të licencoheshin nga AKSHI-I dhe Tatimet, ku asnjëra prej tyre nuk duhet të kishte licencë tjetër në sektorin e hidrokarbureve.

Kjo automatikisht e s’kualifikonte kompaninë që të ofronte edhe këtë shërbim e cila kërkon ta marrë atë pa garë.

Sipas vendimit të qeverisë të marrë të marrë dhjetorin e kaluar, por publikuar publikuar në Fletoren Zyrtare rreth 2 muaj më pas, përmes sistemit të ri që bëhet në kuadër të fiskalizimit do të gjurmohet edhe sasia e karburantit nga depot te konsumatorit, çka bën që kostot që do të paguhen për këtë shërbim të reflektohen më pas te fatura e konsumatorit.

Në fakt ky vendim i qeverisë ka ngjallur debate e përplasje të forta pas publikimit, pasi në mars të këtij viti deputeti demokrat Agron Shehaj depozitoi në SPAK një kallëzim penal me argumentin se prodhon një koncesion të ri 10-vjeçar që do t’u kushtojë shqiptarëve 100 milionë euro.

Shqiptarët paguajnë aktualisht më shtrenjtë për naftën jo vetëm se fqinjët e rajonit por edhe se vendet e Europës si pasojë e taksave të larta dhe mungesës së kontrollit nga autoritetet e një nismë e tillë mund të rrisë më tej barrën për taksapaguesit.

Top Channel