OKB: Krime kundër njerëzimit janë kryer në Libi prej vitit 2016 (fotot)

04/10/2021 18:27
Qender refugjatesh ne Zawiya, ne perendim te kryeqytetit Tripoli.

Misioni i zbulimit thotë se emigrantët dhe të arrestuarit janë objekt dhune sistematike që prej kohës së luftës civile.

Krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, duke përfshirë vrasje, torturë, skllavërim, vrasje jashtë gjyqësore dhe përdhunime, kanë kryer në Libi që prej vitit, thuhej në një investigim të fundit të Kombeve të Bashkuara.

Misioni i pavarur i Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB në Libi, tha se emigrantët dhe të arrestuarit atje ekspozohen sistematikisht ndaj dhunës, që prej nisjes së destabilizimit në luftën civile të vendit.

Ekspertët përmendnin mercenarë të huaj dhe veçanërisht të kompanisë ushtarake ruse Wagner Group të cilët “mund të kenë kryer vrasje” me hapjen e zjarrit ndaj njerëzve që nuk merrnin pjesë në luftime.

Ekspertët citonin gjithashtu raportime për rojën bregdetare libiane, e cila është pajisur dhe trajnuar nga Bashkimi Evropian, për keqtrajtime të emigrantëve dhe dorëzimin e tyre te qendrat e paraburgimit, ku tortura dhe përdhunimet ishin të zakonshme.

Misioni sugjeronte se abuzimet drejtoheshin kryesisht ndaj minoriteteve, grave dhe civilëve të tjerë, gjatë periudhën së marrë në ekzaminim.

Libia e pasur me naftë, është në konflikt që prej rënies dhe vrasjes së liderit diktator  Muammar Gaddafi gjatë kryengritjes së mbështetur nga NATO, teksa administratat rivale luftonin për pushtet.

Prej vitit 2014 Libia është ndarë në dy administrata të mbështetura nga Turqia në perëndim dhe mercenarët rusë në lindje, shkruan britanikja The Guardian.

Ekspertët e OKB shkruanin: “Dhuna që ka pllakosur Libinë prej vitit 2011, dhe që vazhdon e pandaluar prej vitit 2016, ka shkaktuar shkelje të rënda si krime kundër njerëzimit, krime lufte, kundër pjesës më të dobët të njerëzve”.

“Të gjitha palët në konflikt, shtetet e treta, luftëtarët e huaj dhe mercenarët, kanë kryer krime lufte,” tha Mohamed Auajjar, drejtues i misionit të OKB.

Ai shtonte: “Civilët kanë paguar çmimin më të rëndë gjatë konfliktit të viteve 2019-2020 në Tripoli, si dhe gjatë konfrontimeve të vitit 2016. Sulmet ajrore kanë vrarë dhjetra familje.”

“Shkatërrimi i imjanteve të shëndetësisë dhe minat e lëna nga mercënarët në zonat urbane, kanë lënduar rëndë popullatën civile”. shtoi ai.

Ndërsa emigrantët që tentojnë të kalojnë drejt Evropës nga deti Mesdhe, janë objekt i një serie abuzimesh në qendrat e ndalimit dhe në duart e trafikantëve, tha eksperti tjetër i panelit Beyani Robinson, nga Zambia.

“Këto shkelje në shkallë të gjerë nga aktorë shtetërorë e jo-shtetërorë, me nivel të lartë organizimi dhe inkurajim nga shteti, përbëjnë krime kundër njerëzimit”, shtoi ai.

FOTO GALERI
2/3
Emigrantët që tentojnë të kalojnë drejt Evropës nga deti Mesdhe, janë objekt i një serie abuzimesh në qendrat e ndalimit dhe në duart e trafikantëve

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA