Katy Perry mbeti pa frymë në mes të skenës prej fustanit të mbërthyer shumë fort.

Në atë moment aktori Orlando Bloom, nxitoi në skenë për të zbërthyer fustanin e këngëtares.

Një video nga një person i pranishëm kapi momentin kur krijuesja e hitit “I Kissed a Girl” thirri Orlandon.

Me flokët në stil topuz të vogël, ylli i muzikës kishte veshur një fustan mahnitës, i cili kishte një brez më të ngushtë poshtë belit.

Ylli i “Lord Of The Rings” duhej të tërhiqte zinxhirin deri në fund për ta ndihmuar partneren. Turma ndërkohë brohoriste ndërsa Orlando më në fund e zbërtheu fustanin në shpinën e saj.

Katy njoftoi në mikrofon: “Tani mund të marr frymë!”.

Ai nxitoi përsëri në vendin e tij ndërsa ylli i popit e quajti heroin e saj.

Katy dhe Orlando janë prindër të vajzës së tyre 1-vjeçare, Daisy Dove.

Orlando gjithashtu ka një djalë 10-vjeç të quajtur Flynn me ish-gruan, Miranda Kerr.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel