Iu bë atentat në Elbasan/ Pasi doli nga burgu në 2017, shkaktoi aksident me pasojë vdekjen me “Range Rover”

04/10/2021 22:17

Ardian Çollaku, i cili u qëllua me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e Bradadeshit në Elbasan pësoi vdekje klinike dhe ndodhet në spitalin e Traumës.

Emri i tij nuk është i panjohur për policinë pasi rezulton i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Përveç kësaj, në vitin 2017 kur sapo ishte liruar nga burgu, shkaktoi një aksident me pasojë vdekjen teksa drejtonte makinën e tij tip “Range Rover”.

Dyshohet se Çollaku humbi kontrollin e automjetit duke përplasur dy makina tip “Golf” dhe një person që po udhëtonte me biçikletë. I ndjeri ishte Ardian Rika, 35 vjeç.

“Arrestimi i Ardian Subashi, 44 vjeç banues në Elbasan u bë pasi duke drejtuar mjetin tip “Land Rover” me targa AA 404 PD, ka goditur dy mjete të parkuara duke i shkaktuar dëme materiale dhe më pas ka aksidentuar me vdekje biçiklistin shtetasin A.R, 35 vjeç banues në Elbasan.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor” parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e Policisë tre vite më parë.

Top Channel