Didier Deschamps doli në një konferencë për shtyp tri ditë para përplasjes së Francës me Belgjikën në gjysmëfinale të Nations League. Trajneri i “Gjelave” u pyet për gjyqin që Karim Benzema do të ketë me Valbuenën. Në rast të një vendimi negativ për sulmuesin e Real Madridit, mund të çojë në përjashtimin e tij sërish nga Kombëtaja para Botërorit “Katar 2022”.

“Unë marr vendime sportive. Nuk e di në brendësi këtë çështje. Nuk dua të flas për atë që do të ndodhë pas një vendimi gjyqësor”.

Marrja e futbollistëve pa përvojë: “Nuk ka rreziqe. Nëse ata janë me ne, do të thotë se kam besim tek ata. Kuptohet nëntë futbollistët me përvojë më të paktë nuk do të jenë të gjithë në fushë kundër Belgjikës.”

Grumbullimi i vëllezërve Hernandez: “Është një situatë shumë e rrallë, veçanërisht në nivelin ndërkombëtar. Ata janë dy vëllezër që i konsideroj para së gjithash lojtarë. Lucas ka aftësinë të luajë si qendërmbrojtës dhe anësor. Mund të luajnë së bashku. Lucas është gjithashtu i mirë si sulmues anësor. Por ai është rritur si qendërmbrojtës, pozicion që mban tani te Bayerni. Nuk janë lojtarë të të njëjtit profil. Nuk i krahasoj, për mua janë thjesht dy lojtarë”.

Momenti i Griezmannit: “Pati një paraqitje pozitive kundër Milanit në Ligën e Kampionëve, duke shënuar një nga dy golat e ekipit të tij. Nuk e nisi lojën titullar, por shënoi. I bën mirë për t’i rritur besimin. Edhe ndaj Barcelonës nuk luajti nga minuta e parë. Duke parë angazhimin dhe cilësitë e tij, nuk kam asnjë problem.”

Top Channel