Gjergj Bojaxhi në Open: Politikanët shqiptarë s’kanë frikë t’i mbajnë këtu paratë e paligjshme

04/10/2021 21:44

Aktivisti Gjergj Bojaxhi i ftuar në emisionin Open në Top Channel është shprehur se skandali i bërë publik i “Pandora Papers” është një lajm i mirë për botën, por i keq për Shqipërinë.

Ai theksoi se kriminelët shqiptarë apo politikanët nuk i fshehin jashtë paratë, por i mbajnë në vendin tonë pasi nuk i pengon askush dhe nuk kanë frikë.

“Për botën lajm i mirë, për Shqipërinë lajm i keq. Me gjithë këtë nivel të lartë korrupsioni dhe kriminaliteti. Nuk i kanë fshehur mirë se nuk i kanë fshehur jashtë, kjo tregon se sa e frikshme është vendi ku jetojmë, ku korrupsioni dhe kriminaliteti është aty. Një rus duhet të jetë i kënaqur që ai u bë publik. Kriminelët nuk kanë frikë t’i mbajnë këtu”, tha Bojaxhiu.

Superskandali i Pandora Papers nuk ka lënë pa prekur as Shqipërinë. Investigimi i një konsorciumi ndërkombëtar gazetarësh investigativë dhe një grupi prej 150 mediesh zbuloi lidhjet e 330 zyrtarë publikë në të gjithë botën me llogaritë offshore.

Një hulumtim i thjeshtë në faqen që ka publikuar të dhënat tregon se një politikan shqiptar ka fshehur pasuritë e tij jashtë kufijve duke investuar përmes parajsave fiskale, por emri i tij nuk behet publik. Po kështu, zbulohen të dhëna të 27 mijë kompanive, 13 nga të cilat në vendin tonë.

 

Top Channel